Shëroni dhimbjet e forta të kokës me farat e limonit

3 hours ago 22
Reklamë

Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës e dinë se sa shumë i kufizon kjo gjë. Migrena, e cila është një nga llojet e dhimbjeve të kokës, shfaqet me pulsione të forta në njërën anë të kokës (nganjëherë edhe të dyja).

Mund të shoqërohet nga fotofobia, të përzierat dhe të vjellat. Stresi, nxehtësia e tepërt, kalimi i shumë orëve pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës. Por, lajm i mirë është se nuk do të bombardoheni më me qetësues për qetësimin e dhimbjeve: thjesht përdorni farat e limonit.

Limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe minerale si kaliumi, tashmë i njohur për përfitimet e tij në kuzhinë dhe estetikë.

Por ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se limoni ka gjithashtu veti të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbjet e kokës dhe migrena, për shembull. Kjo sepse limoni ndihmon në tonifikimin e enëve të gjakut dhe hipertensionit, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.

Mund të thuhet që substancat ushqyese të gjendura tek farat e limonit janë të ngjashme me ato të frutit.

Mënyra më e mirë është të shtypni disa fara limoni dhe t’i merrni ato duke i holluar në një gotë me ujë të ngrohtë.

Read Entire Article