Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër. Ai u kap pasi është konfliktuar me një 52-vjeçar për arsye konkurrence.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” para stacionit të furgonave për transportin e pasagjerëve. Si pasojë e dhunës, uniformat blu njoftojnë se është dëmtuar fizikisht 52-vjeçari që është dërguar në spital.
Ndërhyrja e policisë ka qenë vendimtare për t’i ndarë pasi ngjarja mund të përshkallëzohej më tej.
Ndërkohë autoritetet kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e 62-vjeçarit ku gjetën një pistoletë dhe municionin luftarak që ai i mbante pa leje.
Ndaj tij rëndojnë dy vepra penale, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
/a.r