Shitet për 5.25 milionë dollarë rezidenca e famshme e filmit “Home Alone”

3 months ago 29
Reklamë

Shtëpia e famshme e familjes McCallister në filmin legjendar të Krishtlindjeve ” Home Alone ” është në shitje. Është ndërtuar në vitin 1921 në Winnetka, Illinois dhe çmimi i shitjes është 5.25 milionë dollarë.

Është hera e parë që shitet që nga viti 2012 kur pronarët aktualë e blenë për 1.58 milionë dollarë.

Sipas faqes së internetit Zillow, pronarët rinovuan dhe zgjeruan pronën në vitin 2018 “duke i kushtuar vëmendjen maksimale ruajtjes së detajeve arkitekturore dhe integritetit të hapësirave më të paharrueshme dhe më të njohura të shtëpisë”.

Incredible Home Alone mansion hits the market for $5.25m with iconic staircase and indoor sports court https://t.co/Cb86s7xtpP pic.twitter.com/BrqxjFyCY1

— Daily Mail Online (@MailOnline) May 25, 2024

Pjesa e përparme dalluese e rezidencës me tulla të kuqe është ruajtur siç ishte në filmin e vitit 1990 me Macaulay Culkin, Kathryn O’Hara, Joe Pesci dhe Daniel Stern.

Ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, dy dhoma ndenjeje, një dhomë ngrënie, një kuzhinë të madhe, një kinema, një palestër, një verandë me oxhak dhe një fushë basketbolli të mbyllur.

Regjisori i filmit, Chris Columbus, ka deklaruar më parë se ai zgjodhi pronën sepse “nëse je fëmijë, është kënaqësi të jesh vetëm “./vizionplus.tv

Read Entire Article