Shkak thatësira, INSTAT: Bie prodhimi i energjisë elektrike për prill-qershor

2 months ago 40

Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në rënien me 18.9% të prodhimit neto vendas, në raport me tremujorin e dytë të vitit 2023. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për periudhën prill – qershor të këtij viti u prodhuan 1.841 gWh nga 2.269 gWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë 2023. Sivjet prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48,6 %, ndërsa 6.8% u gjenerua nga centralet diellore.

Ulja e prodhimit ka ndikuar në rritjen e importit të energjisë, si dhe rënien e eksporteve. Sipas të dhënave nga INSTAT për këtë periudhë importi u rrit me 75.2%, ndërsa eksportet shënuar rënie me 15.4%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ndikuar në financat e Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare që ka rritur shpenzimet për blerje energjie, ndërsa të ardhurat nga eksportet kanë pësuar rënie.

Ndërkaq, humbjet në rrjet, duke përfshirë rrjetin e transmetimit dhe atë t shpërndarjes arritën vlerën 323 gWh nga 359 gWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0 %. Paralelisht, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0, 3 %, teksa në këtë rënie kanë ndikuar bizneset, që ulën konsumin e energjisë elektrike me 2,3 %. Ndryshe rezultojnë shifrat për konsumatorët familjarë, që rritën konsumin e energjisë me 2,1 %.

Read Entire Article