Ky është 20-vjeçari nga fshati Margegaj i Tropojës, i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë.
Erimsjan Gjocaj, ishte pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.
Lexo edhe :
Related Posts
I riu udhëtonte me një automjet që drejtohej nga shoku i tij.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /vizionplus.tv