Shpërthen granata në një shkollë në Mianmar, një nxënës i vdekur dhe 20 të plagosur

3 months ago 16
Reklamë

Një fëmijë u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi një granatë shpërtheu në një shkollë fillore në qytetin jugor Dawey të Mianmarit.

Tragjedia ndodhi pak pas mesditës kur një student gjeti një granatë të pashpërthyer që besohet se kishte rënë në vend gjatë përleshjeve të mëparshme midis ushtrisë dhe “terroristëve”, sipas një deklarate nga regjimi ushtarak që sundon vendin.

Fëmija e mori granatën duke synuar t’ia çonte mësuesit të tij, por ajo i ra dhe shpërtheu. Një nxënës mbeti i vrarë dhe 22 fëmijë të tjerë u plagosën së bashku me një prind që ndodhej në vendin e shpërthimit.

Lufta civile në këtë vend të Azisë Juglindore është përshkallëzuar muajt e fundit pasi grupet e armatosura përshkallëzojnë sulmet e tyre kundër ushtrisë që mori pushtetin pas një grushti shteti në vitin 2021. /vizionplus.tv

Read Entire Article