Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi nga Lushnja se autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me shpërthimin që i mori jetën një personi dhe la të plagosur tetë të tjerë.
“Policia e Shtetit bashkë me Prokurorinë prej momentit të parë po zhvillon të gjitha hetimet për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë të tragjedisë”, tha ai.
Ai theksoi se ndërhyrja e policisë dhe urgjencës ishte kyçe për të shpëtuar jetën e personave të plagosur, duke ndërhyrë në kohë.
“Plaga është arritur të izolohet edhe deputeti është nisur për një trajtim në të specializuar pranë spitalit të Traumës, në total janë 3 persona të plagosur që janë nisur për trajtim të specializuar pranë qendrës kombëtare të Traumës. Ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kycce për të shpëtuar jetën e personave të plagosur”, shtoi ai.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se gjatë punimeve kapanon në ndërtim, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm./vizionplus.tv/