“Shpëtova se pashë larg”, Trump mbërrin në Milwaukee pas atentatit

2 months ago 37
Reklamë

Donald Trump mbërriti të dielën më 14 korrik në Milwaukee, ku do të nominohet zyrtarisht si kandidat presidencial republikan këtë javë, një ditë pas atentatit ndaj tij në Pensilvani.

Video nga një dëshmitar okular e tregoi atë duke ngritur grushtin e tij në ajër disa herë teksa zbriste nga avioni. Gjesti i cili është bërë ikonik, pasi ai e bëri gjithashtu menjëherë pasi u godit nga një plumb gjatë mitingut në Pensilvani.

“Shumë njerëz thonë se kjo është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë. Ata kanë të drejtë dhe unë nuk vdiqa. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një foto ikonike”, tha Trump gjatë një interviste për NYT.

Trump po mbante një tubim fushate në Butler, Pensilvani të shtunën e 13 korrikut kur u dëgjuan të shtëna, duke goditur veshin e tij të djathtë dhe duke e lënë fytyrën e tij të njollosur me gjak. Fushata e tij tha se ai po shkonte mirë.

“Rrallëherë i heq sytë nga turma. Po të mos e kisha bërë në atë moment nuk do të flisnim sot”, tha ai në një tjetër intervistë për “Washington Examiner”.

Ndërkaq një këshilltar i lartë politik i miliarderit demokrat Reid Hoffman ka kërkuar falje publike për përhapjen e teorisë së konspiracionit se përpjekja për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump mund të kishte qenë një operacion i rremë.

/a.r

Read Entire Article