Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

2 months ago 29

Afro 5% e popullsisë vendase mbajnë llogari në platformat virtuale të kriptovalutave. Statistikat tregojnë se të ardhurat e tyre të konvertuara arrijnë në 1.2 mln dollarë.

Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri i përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri, përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm.

Thënë ndryshe, 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale binance e bibyt.

Edhe pse një vend ku zhvillimi teknologjik nuk është pikë e fortë për ekonominë, duket se publiciteti dhe mënyra si kanë qarkulluar kriptovaltutat në botë, kanë gjetur interes tek indvidët këtu.

Statistikat tregojnë se tregu i kriptove vlen sot 1.2 mln dollarë në Shqipëri, me të ardhurat mesatare për përdorues që arrijnë në 9.5 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe bitcoin, e cila zë 50% të tregut global, momentalisht po këmbehet me 58 mijë dollarë, ndërsa ekspertët presin që vlera e saj të arrijë deri në 150 mijë dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Read Entire Article