Shqiptarët pronarë të picerisë në Itali, por mielli që “shisnin” ishte… kokainë! Pranga çiftit pas zbërthimit të rrjetit të drogës

2 months ago 32

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Rovato, të Italisë, si të përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës.

Bashkëshortët e moshës 47 dhe 53 vjeç, zotëronin gjithashtu dhe një restorant, por që me sa duket nuk ishte biznesi i vetëm i tyre.

Për policinë, burri dhe gruaja drejtonin gjithashtu një rrjet të paligjshëm dhe fitimprurës të tregtisë së kokainës në qendër të qytetit të Franciacortina.

Çifti u vendos nën mbikqyrjen e karabinierëve pas raporteve të shumta në lidhje me kryerjen e një organizimi të trafikut të kokinës në zemër të qytetitt.

Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën e çiftin pasditen e të hënës.

Në banesë u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe më gjerë. U sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës në treg shkon në 200 mijë euro.

Read Entire Article