Shqiptari vret gruan 44-vjeçare në Greqi dhe hidhet nga ballkoni

1 week ago 61

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sindos të Selanikut. Mediat greke bëjnë me dije se një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 44-vjeçare.

Menjëherë pas ngjarjes autori është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai u dërgua dhe po trajtohet në spitalin Papanikolaou, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një mjek mjeko-ligjor.

Nuk dihen më tepër detaje për ngjarjen./vizionplus.tv

Read Entire Article