Shtëpitë e dyta shfrytëzohen për turizëm, por klasifikohen të pabanuara

2 months ago 26
Reklamë

Për turizëm, pushime apo qëndrojnë të kyçura. Në rreth 33% të totalit të banesave në Shqipëri nuk jetojnë familje shqiptare, të paktën në dekadën e fundit.

Shtimi i vrullshëm i ndërtimeve, por dhe investimi i qytetarëve për të patur një shtëpi të dytë, kanë bërë që një numër i madh banesash të klasifikohen të pabanuara nga censi 2023.

“Ka njerëz që kanë investuar në 2 apo 3 apartamente duke investuar për biznes, për t’i lënë për Air BnB. Kemi dhe emigrantët që mund t’i quajnë si banesa që nuk përdoren se ata i përdorin kur vijnë me pushime. Ne ju sugjerojmë t’i lënë me qira dhe investimi që kanë bërë të prodhojë diçka”, shprehet Orjon Gjoka, konsulent imobiliar.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%. Shumica e banesave të zakonshme janë të ndërtuara rreth viteve 1981-2000.

Por, nxjerrja në treg e banesave të blera nga emigrantët, sidomos në qendrat kryesore të qyteteve, sipas ekspertëve imobiliarë do të ndryshonte edhe tregun e qirave ditore, çmimet e të cilit në periudha sezonale ngrihen ndjeshëm për shkak të flukseve turistike: “Ka shumë persona që i kanë blerë apartamentet dhe nuk i përdorin. Por, nëse i nxjerrin do ishte mirë se do të ulte dhe çmimin i cili përgjithësisht qëndron i lartë. Kërkesa e madhe, por oferta më e vogël”.

Sipas Institutit të Statistikave, në këtë klasifikim të pabanuara përfshihen edhe shtëpitë e dyta që jepen për pushime për turistët të cilët nuk kanë një qëndrim të përkohshëm./A2 CNN

Read Entire Article