Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur pasditen e sotme në Glyfadha të Greqisë.
Një 29-vjeçar ka vrarë veten me pistoletë, pasi më herët dhunoi bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin e 29-vjeçarit, i cili u kyç në banesë dhe vrau veten, pas ndjekjes nga policia.
Mediat greke bëjnë me dije se 29-vjeçari po dhunonte gruan te tij në rrugët e lagjes. Në atë moment në zonë ishte një patrullë policie.
Menjëherë efektivët shkuan afër çiftit, për të neutralizuar 29-vjeçarin. Por ky i fundit vrapoi me nxitim për t’i shpëtuar prangave.
29-vjeçari, nën efektin e drogës ka vrapuar për në banesën e tij, me policinë që i shkon nga pas. Pasi është futur në banesë, pa i dhënë mundësi policisë të negociojë ai ka qëlluar veten për vdekje./viizionplus.tv/