Si nuk u pa autori nga qitësit? Eksperti i sigurisë: Hetim pse dështoi mbrojtja e Trump

2 months ago 25
Reklamë

Në një kohë kur protokolli i sigurisë për presidentë e ish presidentë gjatë aktiviteteve të tyre është tepër i lartë dhe i rreptë në të gjithë botën, atentati i bërë ndaj Donald Trump një ditë më parë tregoi dështimin e forcave të sigurisë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa tha se mbrojtja dështoi dhe se po të ishte për shërbimet sekrete, Trump tashmë nuk do ishte me i gjallë. Në një intervistë për RTSH 24, eksperti tha se në raste aktivitetesh të tilla mbrojtja siguron një perimetër deri në 1 kilometër, por autorit qëlloi nga një distancë 150 metër dhe nuk u pa nga qitësit.

Softa u shpreh se tashmë autoritet në SHBA duhet të nisin hetime se ku çedoi mbrojtja dhe se çfarë motivesh fshihen pas autorit

“Mbrojtja e presidentit ka një protokoll dhe struktura të angazhuara, fillon kontrolli i të gjitha ambienteve të mundshme ku do zhvillohet aktiviteti, kemi vendosjen e snajperëve dhe mundësia e ruajtjes së afërt me mbrojtje trupore është reagimi parë në raste të tilla si në rastin e Trump siç e pamë. Diçka nuk funksionoi ku në një distancë në 150 ka qëlluar ndaj Trump. Ka qenë një reagim i shpejtë i forcave sekrete që eliminim autorit, ishte fat apo rastësia që Trump i mbijetoi. Ajo çatia ku autori ka hipur, thonë  në disa intervista, se disa persona kanë njoftuar që kanë parë një person me armë dhe autoritet nuk kanë reaguar edhe pse e denoncuan.  Do të jenë hetimet që do nxjerrin në pah se kjo mund të ishte një lëvizje individuale e një personi që urrente, apo ishte e shtyrë nga motive politike.

Kjo nuk u parandalua, por ishte fati që nga një distancë 150 metra u arrit të kishte vetëm një plagosje të Trump. Ajo që të bën përshtypje është që të gjithë forcat e sigurisë kur ka lëvizje të personaliteteve që kanë statusin e ruajtjes së lartë bëhet kontrolli i ndërtesave, urave, hyrjeve dhe lëvizjeve, vendasen detektorë për të kontrolluar për armë apo eksploziv dhe ka informacion nga shërbimet sekretë dhe kjo ndodh në të gjitha vendet e butës. Por fakti tregoi se në atë tubim autori kaloi lehtësisht me armë në një distancë shumë të afërt. Kontrolli i sigurisë shkon në mbi 1 km, ndërkohë autori qëlloi nga 150 metra. Si ka mundësi që nuk është parë nga qitësit, shërbimet sekrete? Po të ishte për forcat e sigurisë, Trump nuk do ishte më këtu, por atë e ndihmoi fati. Siguria është kapur në befasi. Çfarë fshihet pas autorit dhe a ka lidhje me politikën apo urrejtje personale. Hetimi dytë ku çedoi mbrojtja dhe kush janë sektorët e sigurisë që nuk funksionuan”, tha Softa.

/a.r

Read Entire Article