Si ta fitoni vëmendjen e njerëzve pa thënë një fjalë të vetme

3 months ago 37
Reklamë

Nëse dëshironi të bindni dikë për diçka, flisni me zë të ulët pasi kanë më shumë ndikim dhe bëjnë që ata të bien dakord me ju. Në të njëjtën kohë, mos harroni pauzat dhe ndryshimin e tonit të zërit, duke tërhequr vëmendjen për momentet më të rëndësishme. Bright Side shpjegon “sekretet” e personazheve të famshëm që i ndihmojnë të qëndrojnë të qetë dhe të relaksuar kur flasin me njëri-tjetrin.

Mos u fshih nga audienca

Kur ndodheni para një audience qëndroni në këmbë, lini njerëzit të shohin trupin tuaj dhe tregojuni atyre se nuk keni çfarë të fshihni. Në këtë mënyrë, gjestet tuaja do të ndikojnë tek njerëzit me të cilët po flisni.

Kontrollo gjuhën e trupit

Falë pasqyrimit, njerëzit mund të krijojnë lidhje më të mira me të tjerët dhe t’i bëjnë ata të besojnë se ndajnë të njëjtat mendime. Sidoqoftë, shumë shpesh njerëzit pasqyrojnë gjuhën e trupit të njëri-tjetrit pa e menduar fare.

Flit me të gjithë në mënyrë të barabartë

Lartësia tregon statusin e njerëzve. Kjo është arsyeja pse, në të kaluarën, njerëzit hiqnin kapelet ose ulnin kokën për t’u bërë më të shkurtër. Nëse doni të krijoni një atmosferë pozitive, duhet të jeni në të njëjtin nivel me njerëzit e tjerë. Shumë të famshëm ëprdorin këtë truk të thjeshtë. Dhe nëse jeni duke biseduar me një fëmijë, uluni të jeni në të njëjtin nivel me ta.

Përshtatni veshjen në përputhje me rrethanat

Kur po jepni një intervistë për punë, mos vishni gjëra që mbulojnë gjoksin apo qafën tuaj. Një ish agjent i FBI-së thotë se këto rroba i bëjnë njerëzit të ndihen sikur keni diçka për të fshehur. Kjo është arsyeja pse politikanët zgjedhin kostume me butona të ulët që krijojnë përshtypjen e ndershmërisë.

Mos e injoroni kontaktin fizik

Prekja dhe përqafimi janë më provokuese, por edhe mënyra më të fuqishme për të ndikuar tek dikush. Nëse dikush ju prek në shpatull, ka shumë të ngjarë ta shihni përsëri këtë person sepse do të ndjeni një raport më të afërt me të. Shumë personazhe të famshëm përdorin këtë metodë për t’u ndjerë më të afërt me dikë. /vizionplus.tv

Read Entire Article