Si të shtroni tavolinën në raste festash, ja disa ide nga ku mund të frymëzohemi

8 months ago 34
Reklamë

Ditët dhe muajin e fundit të vitit nuk vrapojmë vetëm për të rregulluar dhe zbukurar shtëpinë, por kujdesemi dhe për dukjen e tavolinës tonë.

Ti japësh më shumë rëndësi shtrimit të tavolinës, si për shembull duke zgjedhur vetëm një ngjyrë, mund të jetë një ide dhe aktivitet që mund të ndjekim gjithë vitin dhe jo vetëm sezonin e festave.

Përpos ngjyrës se bardhë që nuk del kurrë nga moda, sinonim i pastërtisë, rafinimit dhe klasit, shtrimi i tavolinës mund të përfshijë dhe ngjyra të tjera nga paleta e ngjyrave.

Nga bluja, te grija, te lejlaja, bordo e deri tek e zeza, nuk mungojnë as alternativat që inspirohen nga natyra apo nga një dukje me informale. Një shembull ?  Përdorimi i pjatancave më pak të zakonshme si ato prej druri për shembull.

Tonalitet e grisë për një tavolinë informale

Mbulesa e tavolinës ? Një ngjyrëshe dhe jo e hekurosur. Pjatat ? Në forma dhe tonalitete të ndryshme. Një mise en place që godet për mungesën e formalitetit dhe në të njëjtën kohë për koherencën midis elementëve.

Bon Ton dhe tone romantike nën shënjën e rozës

Nuk mungojnë as dekorimet në nënpjatat e porcelanit, të cilat dallohen akoma më shumë për shkak të ngjyrës rozë. E njëjta ngjyrë është përdorur dhe për qëndrën e tavolinës e cila krijon vazhdimësi me element të tjerë duke përfshirë dhe vazo gjithashtu rozë.

Po sikur të jetë çdo gjë blu

Shume lehtë e kombinueshme me pirunj, thika dhe lugë ngjyrë argjendi ose me ndonjë finiturë ari. Ngjyra blu mund të jetë një alternativë shumë e mirë ndaj asaj të bardhë. Duke sjellë në mëndje ndjenja qetësie, mund të luaj rolin e një aleati natyral, në një tavolinë elegante dhe të hapur ndaj të ftuarve.

Read Entire Article