Si të sistemoni kaosin pas pushimeve? Disa rregulla nga perfeksionistët e Horoskopit

1 week ago 25
Reklamë

Jeta mund të bëhet shumë e “rrëmujshme” dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Pas një vere të egër dhe me ritme të shpejta, jeta mund të duket më e çrregullt se zakonisht. Për fat të mirë, sezoni i Virgjëreshës mbërriti më 22 gusht dhe energjia e pastër e kësaj shenje tokësore është këtu për të ndihmuar të gjithë të organizojnë jetën e tyre, të zbatojnë disa zakone produktive dhe të vendosin rregull në kaosin e përditshëm.

Virgjëreshat janë perfeksionistët e zodiakut. Ata janë të njohur për aftësitë e tyre organizative mbresëlënëse, vëmendjen e patëmetë ndaj detajeve dhe vlerësimin e sofistikuar për thjeshtësinë.

Lexoni më poshtë se si mund të keni sukses edhe ju.

Bëni lista dhe qëndroni në to
Mund të tingëllojë e mërzitshme, por kur e keni programin tuaj të shkruar në letër (ose në ekran) është shumë më e lehtë për t’u ndjekur. Dhe nëse keni vështirësi për të filluar, kërkoni ndihmë nga Virgjëresha në jetën tuaj. Ai do të jetë më se i lumtur t’ju tregojë se si ta bëni listën tuaj dhe t’ju detyrojë ta ndiqni atë.

Mbani një ditar
Aftësia më e madhe e Virgjëreshës nuk është domosdoshmërisht të ketë gjithçka të organizuar, por të tregojë se ka gjithçka të organizuar. Pra, gjëja më e mirë për të bërë (pas listave) është të regjistroni gjithçka në një ditar ose më shumë se një. Mbajeni ditarin tuaj të pastër në mënyrë që të shkruani atë që dëshironi më lehtë dhe shpejt.

Gjeni magjinë në gjërat e parëndësishme
Kush tha që e zakonshme duhet të jetë gjithmonë e mërzitshme? Virgjëreshat kanë një reputacion për të qenë delikate, por këto shenja tokësore janë në fakt mjaft shpirtërore dhe të lidhura me energjinë e natyrës. Është e lehtë për ta të gjejnë magjinë në momentet e zakonshme të jetës dhe të shohin bukurinë në të përditshmen.

Merrni frymë për të vlerësuar atë që keni dhe jini mirënjohës për momentet që jetoni. Ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës e dinë se në këtë mënyrë truri bëhet më produktiv.

Çdo gjë e ka vendin e vet
Dhe nëse jo, ai ndoshta nuk duhet të jetë rreth jush, sipas Virgjëreshave. Këto shenja tokësore të orientuara nga detajet kanë një sy të mprehtë dhe të kujdesshëm, kështu që ata e dinë se rrëmuja ndikon në psikikën. Çdo gjë duhet të ketë një vend, përveç nëse përdoret në atë kohë. Duket se shumë Virgjëresha pajtohen me mendimin e Marie Kondos se nëse një objekt nuk sjell gëzim ose nuk përdoret në mënyrë aktive, është koha për ta hedhur.

Ndërtoni sistemin që funksionon për ju
Të kesh gjithçka në rregull nuk i përshtatet të gjithëve, ndaj do të ishte më mirë të gjeje një sistem që funksionon për ty. Në karakterin tuaj dhe në mënyrën tuaj të jetesës. Ndoshta ju preferoni t’i organizoni gjërat e përditshme në mënyrë të dukshme në rafte të hapura dhe jo të fshehura pas derës së dollapit në kuti të etiketuara. Eksperimentimi është mënyra e vetme për ta zbuluar – dhe nëse keni nevojë për disa sugjerime, Virgjëreshat kanë shumë. Pyetni Virgjëreshat në jetën tuaj dhe do të shihni se zgjidhjet që do t’ju japin do të jenë të panumërta, pasi ato mund të gjejnë gjithmonë rregull në kaos. Me pak përpjekje, mund ta bëni edhe ju./vizionplus.tv

Read Entire Article