Si u arratis nga puna që ditën e parë? Bujar Qamili: Punova 15 vite në fabrikën e duhanit

5 months ago 32

Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili, ishte i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj. Në një intervistë ndryshe, këngëtari ka rrëfyer si si u largua nga fabrika e duhanit në ditën e parë të punës. Ishte vetëm 14 vjeç kur shkoi të punonte në fabrikë, por për shkak se nuk e duronte dor erën e rëndë, thotë se shfrytëzoi orarin e pushimit për t’u larguar fare.

Bujar Qamili: Më thotë i ndjeri, mjeshtri Gëzim Kruja “a do vish te ndërmarrja ime, te fabrika e cigares”. Fillova punë. I them unë “po mirë po vij”. Shkova! Ditën e parë që shkova, si tani e kujtoj, ajo era e duhanit më bukosi dhe nuk isha në gjendje. I thashë përgjegjësve a bëni pushim.

Pranvera Borakaj: Që të merrje ajër?

Bujar Qamili: Që të ikja dhe mos vija më. Më tha mua “po e ke në 09:30”. Në 09:30 unë mora xhaketën dhe u zhduka. Mirëpo unë kisha kënduar një herë aty, te kjo ndërmarrje dhe drejtoresha e ndërmarrjes së asaj kohe, ta them me vetëdije mua ma ndryshoi jetën. Bukurie Cungu, drejtoresha e ndërmarrjes së cigares. Në një koncert i thotë Bukuria Gëzimit” ku është ai djali që e kemi marrë në punë”. Se unë ika dhe nuk u duka më. I thotë Gëzimi “ka ikur”.

I tha Bukuria “po pse iku”.  Po nuk mund ta duronte erën e duhanit, i tha Gëzimi. I tha Bukuria ma thërrisni urgjent. Shkova dhe një herë në drejtori unë dhe më pyetën ku ke qejf. Më çuan në ofiçinë. Fillova të merrja zanatin, por sërish nuk isha i kënaqur. Më çuan në kaldajë. Aty qëndrova për një kohë të gjatë kur fillova në estradën profesioniste të Shkodrës./vizionplus.tv

Read Entire Article