“Simbol i forcës”, protesta masive në Francë, qindra qytetarë në mbështetje të gruas që u drogua dhe u përdhunua për 10 vite

6 days ago 24
Reklamë

Qindra njerëz, kryesisht gra, dolën sot në rrugë në të gjithë Francën për të treguar mbështetjen e tyre për Giselle Pélicot, gruaja, bashkëshorti i së cilës  e ka droguar dhe ka ftuar dhjetëra të panjohur për ta përdhunuar gjatë një dekade.

Organizatat feministe bënë thirrje për rreth 30 mitingje në qytete nga Marseja në Paris, ku u vendosën pankarta “Ne mbështesim Giselle” ose “Ne ju besojmë”.

Ndërsa historia e saj e pabesueshme ka tronditur të gjithë Francën, duke shkaktuar tronditje kombëtare, që nga fillimi i gjyqit në fillim të këtij muaji, Peliko, tashmë 72 vjeç, është kthyer në një simbol të forcës dhe qëndrueshmërisë në luftën kundër dhunës seksuale.

Giselle Pelico ka vendosur të dalë në gjyq, që pritet të zgjasë deri në dhjetor, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për abuzimin seksual dhe përdhunimin e shkaktuar nga droga, kanë thënë avokatët e saj.

Dominique Pelico, tashmë ish-bashkëshorti i Giselle, akuzohet se e ka droguar për një dekadë dhe ka ftuar dhjetëra burra për ta përdhunuar. 50 burra të moshës nga 26 deri në 74 vjeç janë nën hetim me të dhe nëse shpallen fajtorë mund të përballen me 20 vjet burg. 18 nga të pandehurit, mes tyre edhe Peliko, janë në paraburgim. 32 të tjerët janë në lirim me kusht dhe njëri po gjykohet në mungesë./vizionplus.tv

Read Entire Article