“Sistemi i hapur pa viza ka mundësuar rritjen e fluksit turistik”

2 months ago 26
Reklamë

Administrata Kombëtare e Emigracionit të Kinës njoftoi të hënën se politika 144-orëshe pa viza e vendit, është zgjeruar edhe me tre pika të tjera hyrëse, duke e çuar në 37 në total, numrin e pikave të mbuluara nga kjo politikë.

Tre pikat e reja janë Aeroporti Ndërkombëtar Zhengzhou Xinzheng në Henan të Kinës Qendrore, Aeroporti Ndërkombëtar Lijiang Sanyi në Yunnan të Kinës Jugperëndimore dhe porti hekurudhor Mohan në Yunnan, tha administrata në një deklaratë.

Këto tre pika të shtuara të hyrjes për trazit pa viza 144 orëshe u takojnë tre destinacioneve më popullore të Kinës Jugore.

Shtetasit e mbi 54 vendeve mund të qëndrojnë 144 orë pa viza në Kinë, nëse kanë dokumente të vlefshme turistike ndërkombëtare ose biletë kthimi me dalje të konfirmuar brenda 144 orëve, për në vende ose rajone të tjera. Brenda këtyre 144 orëve, udhëtarët mund të zhvillojnë aktivitete afatshkurtra si turizëm, biznes, vizita zyrtare ose familjare.

Read Entire Article