Situatë alarmante në Shëngjin/ Flakët “përpijnë” banesat, rrezikohet një depozitë gazi. Kërkohet evakuimi i banorëve

1 month ago 19
Reklamë

Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin. Flakët kanë mbërritur te zonat e banuara, duke rrezikuar shtëpi dhe biznese. Në disa pamje të shpërndara nga Ministria e Brendshme duket se një banesë është djegur. Por rreziku më i madh shihet në port.

Shkak është fakti se pranë ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Flakët janë afër depozitës dhe një shpërthim do të ishte katastrofik. Për këtë arsye është kërkuar evkauimi i banorëve.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Vetë ministri Taulat Balla shkruan se kanë ardhur në ndihmë dhe dy avionë nga Italia.

“Vijon përballja me flakët në Shëngjin, ku janë bashkuar edhe avionë zjarrfikës nga Italia”, shkruan ai

I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri ka arritur të përfshijë edhe varrezat e Shëngjinit, me autoritetet që e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes informon se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.

Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.

Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.

Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile mbërritën shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar.

Read Entire Article