Situatë e rëndë në Dropull, zjarrfikësit nga 5 bashki, helikopteri Cougar dhe ushtarët në luftë me flakët

2 months ago 21
Reklamë

Vijon të jetë tepër e rëndë situata me zjarret në disa fshatra të bashkisë së Dropullit.

Sipas njoftimeve zyrtare, flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë natës dhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

/a.r

Read Entire Article