Skuadra italiane nuk i ndahet Brojës, kërkojnë gjithashtu dhe dy shokët e tij te Everton

1 month ago 33

Atalanta nuk heq dorë lehtë nga Armando Broja, edhe pse ky i fundit në merkaton e verës u afrua në formë huazimi te Everton.

Skuadra e Gasperinit është e vendosur që të afrojë Brojën dhe jo vetëm. Në planet e zikaltërve janë edhe dy sulmuesit e tjerë të Evertonit, Beto dhe Kalvert-Levin. Ky i fundit është ai që ka marrë më tepër minuta dhe kontrata i përfundon në fund të sezonit.

Beto është preferuar gjithmonë si alternativë e dytë. Në anën tjetër Broja që është i huazuar nga Çelsi, ka fituar fituar së fundmi vendin e titullarit.

Klubi italian e ka ndjekur dhe më parë 23-vjeçarin shqiptar. Në rast se Everton nuk vendos ta mbajë, kontrata e tij te Çelsi vlen deri në vitin 2028.

Read Entire Article