Sondazhet/Trump kryeson me 3% kundrejt Biden që pas atentatit

2 months ago 21
Reklamë

Atentati ndaj Donald Trump duket se ka qenë një avantazh për të kryesuar në sondazhet e fundit në Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka aprovuar edhe eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Tonight, ku u shpreh kështu:

“Ajo që mund të shohim është se në Konventën Republikane ish-presidenti Trump ka marrë një mbështetje të gjerë. Nëse do të shikojmë edhese si janë duke ecur sondazhet, Trump-i ka një avantazh prej 3%.”

Sondazhi i ri zbulon se ish-presidenti Donald Trump mban një epërsi në katër nga shtatë shtetet kyçe, pa asnjë lider të qartë në pjesën tjetër dhe presidenti Joe Biden në përgjithësi rezultoi më keq se sa sondazhet që u zhvilluan në pranverë.

Më konkretisht, rezulton se Trump kryeson Biden:

44% në 37% në Arizona
43% deri në 38% në Wisconsin
44% deri në 40% në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut
Afërsisht 7 në 10 votues në çdo shtet thonë se Biden është shumë i vjetër për të qenë president (nga 67% në 72%), ndërsa përqindja që thotë të njëjtën gjë për Trump është rreth 40% (midis 36% dhe 40%).

Read Entire Article