Spektakël ngjyrash në Tokio, çelet sezoni i lulëzimit të qershisë

5 months ago 23
Reklamë

Sezoni i lulëzimit të qershisë në Tokio është hapur zyrtarisht për këtë vit, me qytetarë të shumtë dhe turistë që janë dyndur në zonat piktoreske të Japonisë për të shijuar magjinë e luleve të qershisë.

“Lulet e qershisë simbolizojnë të gjithë gëzimin dhe bukurinë që na rrethon ,” tha për AFP  68-vjeçari Michitaka Saito , i cili shkon çdo vit në zemër të Japonisë për të parë spektaklin e luleve.

桜🌸ソメイヨシノ
白木蓮🇯🇵
Cherry blossoms and white magnolias are blooming.#Japan pic.twitter.com/piQy3eS42U

— Hiro@US stocks × NVDA100 (@nv_lf1) April 4, 2024

“Kjo më bën të ndihem sikur kam nisur një fillim të mbarë të vitit ,” shpjegoi ai, ndërsa viti  shkollor fillon më 1 prill në Japoni.

Për shumë japonezë, lulëzimi i “Sakuras”  shënon fillimin e “hanami-t”, traditës japoneze të admirimit të luleve të reja të “sakuras” (qershive) dhe festimit të ardhjes së pranverës duke organizuar pikniqe me familjen ose miqtë..

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi sot se varieteti më i zakonshëm i qershisë në vend , “somei yoshino” , është në kulmin e lulëzimit, katër ditë më vonë se mesatarja në Tokio. Ndërsa shërbimi i motit ia atribuon lulëzimin jashtëzakonisht të vonë të luleve të qershisë temperaturave më të ftohta të kësaj pranvere në Japoni./vizionplus.tv/

Read Entire Article