Studiuesi: Pas liberalizimit të vizave një pjesë e shqiptarëve nga Kosova bëjnë pushime në Greqi e Bullgari

2 months ago 28
Reklamë

Studiuesi Nexhmendin Spahiu nga Kosova tha se pas liberalizmit të vizave ka një tendencë të shqiptarëve nga Kosova që t’i kalojnë pushimet në Greqi ose Bullgari. Vetë profesor Spahiu tha se që kur ra sistemi totalitar në Shqipëri, ai frekuenton plazhin e Durrësit çdo vit.

‘Pas liberalizmit të vizave një pjesë e madhe e Kosovarëve shfrytëzojnë bregdetin grek dhe bullgar. Ka që thonë se është më lirë atje se në jug të Shqipërisë. Ka shumë pushues që drejtohen nga Bullgaria dhe Greqia, rritja e çmimeve hamendësova edhe unë që mos të vija në bregdetin shqiptar. Kjo rritje ka të bëjë me bregdetin e jugut por jo me Durrësin, i cili pak a shumë nuk ka lëvizur shumë në krahasim me vitet e kaluara. Ka pasur një përshtypje se në Shqipëri nuk duan ta ngrenë turizmit në nivel elitar. Si të heqim qafë pushuesit nga Kosova dhe hajt të rrisim çmimet.

Është krijuar një perceptim se Shqipëria nuk i duan turistë nga Kosova. Po flas për përshtypjet e mia personale. Që kur është çliruar Shqipëria nuk kam qenë në asnjë plazh tjetër përveç Durrësit dhe nuk e kam ndryshuar asnjëherë,’- tha Spahiu në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Read Entire Article