Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë në Suedi, në qytetin Orebro këtë të martë, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.
Sipas mediave të huaja, mes të plagosurve është edhe autori. Dyshohet se mund të rritet numri i të plagosurve
Lexo edhe :
Related Posts
Katër nga të plagosurit, i janë nënshtruar operacionit, dy të tjerët konsiderohen se kanë lëndime të lehta.
Mësuesi i shkollës, Petter Kraftling, kryetar i Suedisë Teachers Örebro, i cili ishte në shkollë kur ndodhi sulmi tha: Kam dëgjuar të shtëna. Kemi alarm në aplikacionin e sigurisë dhe po komunikoj me kolegët. Nuk tingëllonte si automatiku, të shtënat vinin me interval.
Njoftimi i policisë:
Shefja e policisë kombëtare Petra Lund në një deklaratë tha: Të martën, më 4 shkurt, ndodhi një incident shumë i rëndë në Örebro. Brenda Autoritetit Policor, ne kemi mbledhur burime të konsiderueshme dhe, paralelisht me vetë operacionin policor, tani po zbatojmë masat për të krijuar sigurinë në Orebro.
/vizionplus.tv