Sulmuan Kryeministrinë me molotovë, procedohen 8 militantë të opozitës, mes tyre një i mitur

2 months ago 28
Reklamë

Policia ka bërë të ditur se ka proceduar në gjendje të lirë 8 persona, mes të cilëve edhe një 17-vjeçar pas protestës së opozitës ditën e enjte.

Ata akuzohen se kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.

“Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë”, njofton policia.

/a.r

Read Entire Article