Takim me shqiptarët në Kretë më 29 mars, Rama ironizon opozitën: 5 me 1 Kënetës në 11 maj

1 month ago 24

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 29 mars do të takohet me shqiptarët që jetojnë në Kretë të Greqisë, në kuadër të votës së diasporës.

Në një postim të bërë në Facebook, kreu i qeverisë ka ironizuar sërish kryetarin e PD dhe opozitën.

Më 11 maj, kryeministri shkruan se pret fitore të thellë për Shqipërinë 2030 me shqiptarët e Kretës dhe të gjithë botës.

“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa.

Unë: Normal, 5 me 1. Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë.

29 MARS NË KRETË”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Read Entire Article