Takime dhe diskutime të rëndësishme! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Lajme të mëdha për këtë shenjë

3 months ago 57
Reklamë

Astrologe Meri Gjini ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ku bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.
E nisim javën me hënën në humbje te demat. Që domethënë të përqëndrohemi te rutina dhe jo të nisim projekte të reja dhe të rëndësishme.

Sot, mërkuri kalon dhe bën hyrjen e vet të binjakët. Nesër kemi diellin në hyrje me Venusin.

Kryefjala e javës janë fëmijët, të vegjlit e shtëpisë, pavarësisht se sa të vegjël janë.

Në datën 6 kemi Hënë të re te Binajkët, ku futet në lojë në të njëjtin moment edhe Venusi Juptieri, Mërkuri edhe Dielli. Është një hënë e re shumë domethënëse për të cilën do flasim sërish në emisionin “7pa5” në mëngjesin e të enjtes.

Dashi
Me luhatje të vogla të humorit për shkak të paqartësive në punë. Por herë pas here do sfumohen nga ritmi i përshpejtuar i punës. Ditët e para të javës do jenë “me vrap”. Në takime shumë të rëndësishme dhe të shpeshta.

Demi
Hëna është te ju sot, deri në datën 5. Mund ta gjeni veten në qendër të vëmendjes lehtësisht. Çështjet personale dhe familjare dhe idetë që do dëgjohen nga demat do kenë vëmendje. Nga sot deri të enjten do ishte mirë t’i ndani idetë me të tjerët nëse duan që të vihen në zbatim. Kujdes në raportet shumë personale.

Binjakët
Me zgjidhje të çështjeve brenda familjeve, me partnerin, me prindërit apo fëmijët. Kanë prurje shumë të rëndësishme të jupiterit dhe do ishte mirë që ditët e para të javës të sqarojnë çfarë kanë për të sqaruar. Planet që kanë t’i shkruajnë dhe mos të lënë asnjë ditë pa shfrytëzuar. Që në këto momente merrni iniciativa të reja.

Gaforrja
Ajo që ngjyros javën është: Sa më të kujdesshëm të jeni në takime, aq më mirë do ecin këto ditë. Do keni takime të rëndësishme. Merrni masa për të patur privatësinë, mos e ndani me të tjerët pasi ka tendencën mos të prodhoj atë që duan. Janë ditë të mira për çështjet e shëndetit.

Luani
Duket sikur nis muaji dhe mbaron me mendjen ku dalin dhe si do argëtohen. Edhe kjo javë kështu i gjen. Por fundjava i rikthen në punë. Nëse kanë diskutime me bankat është shumë e rëndësishme dita e sotme dhe e nesërme. Vendosja e yjeve te ju sjell lajme shumë të mira ekonomike.

Virgjëresha
Njohje të reja, diskutime të reja, plane të reja. E reja është prezente te virgjëresha. E nisin javën me ngjyrat e verës.

Peshorja
Çështja e punës është shumë e mirë. Propozime dhe iniciativa të dala në vijë të parë. Nëse peshoret kanë në plan të marrin iniciativa të marrin role drejtuese, manaxheriale, politike do ishte mirë t’i vendosin në axhendë nga mesi i majit deri në mesin e qershorit. Me marsin te demat do kalojnë në zgjidhe të çështjeve ekonomike dhe familjare.

Akrepi
Çështje të familjes dhe ekonomisë prioritet i javës, deri ditën e enjte. Dita e sotme dhe nesër sjell drejtpërdrejtë buzëqeshje me çështjet e lekut. Edhe çështjet familjare duhet të vendosen prioritet sot edhe nësër. Sepse plane të reja dhe ritëm totalisht ndryshe, për mirë pritet nga e enjtja dhe në vazhdim.

Shigjetarët
Ritmi është i përshpejtuar. Diskutimet dhe fjalët që dëgjojnë duket sikur bëhen në këmbë për shkak të mungesës së kohës. Gjeni mënyrën që çfarë ju intereson të vi në veshin tuaj, çfarë nuk ju intereson lëreni pas, merrni vetëm gjërat e rëndësishme. Ditë të shpejta dhe me zhvillime do jenë pas datës 6.

Bricjapi
Duhet të merren me zgjidhje apo sqarime në çështjet e shtëpisë sot edhe nesër. Por kanë tendencën për të zgjedhur të kalojnë kohë jashtë shtëpie me miqë e shokë. Gjeni kohën për t’i balancuar të dya. Yjet janë në pozicion që ndihmojnë drejtpërdrejtë çësthje që kanë të bëjnë me familjen dhe me bashkimin.

Ujori
Faktori i të papriturës do jetë prezent. Vështirë se do i qëndrojnë besnik planeve të javës. Lereni kohën të rrjedhi. Nëse keni gjërat të rëndësishme dhe të domosdoshme do të shfrytëzohen.

Peshqit
E nisëm javn me mërkurin në hyrje dhe neptunin te ata në trekëndësh. Çfarë ka të bëjë me fëmijët të vendoset ditën e sotme. Do ketë lëvizje dhe diksutime. Jo shumë entuziaste, por ka ushqim për trurin./vizionplus.tv

Read Entire Article