“Të gjithë” kundër Biden, donatorët demokratë nuk japin asnjë qindarkë për fushatë

2 months ago 27
Reklamë

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris do të ishte pasardhësja e natyrshme e presidentit Joe Biden, nëse ai do të stepej përballë presionit në rritje dhe do të largohej si kandidat demokrat në zgjedhjet e vitit 2024. Këtë gjë e kanë kërkuar demokratët kryesorë, por edhe donatorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike.

Kamala Harris, 59 vjeçe, ish-senatore amerikane dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, do të ishte gruaja e parë që do të bëhej presidente e Shteteve të Bashkuara, nëse do të ishte kandidatja e partisë dhe do të mbizotëronte në zgjedhjet e 5 nëntorit. Ajo është personi i parë afrikano-amerikan dhe aziatik që ka shërbyer si zëvendëspresidente.

Vitin e kaluar, shumë zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë dhe ekipi i fushatës së Bidenit, privatisht shqetësoheshin se Harris kishte përgjegjësi për fushatën. Situata ka ndryshuar ndjeshëm që nga ajo kohë, kanë thënë zyrtarët demokratë, teksa ajo ka bërë hapa përpara në të drejtat e abortit dhe duke u ballafaquar me votuesit e rinj. Sondazhet tregojnë se Harris gëzon një mbështetje më të madhe se Biden në elektorat.

Goditja e fundit për Biden vjen pas intervistës së tij dhënë për rrjetin amerikan të lajmeve ABC News. ABC News foli me Bill Harris, një nga donatorët më të mëdhenj në kampin demokrat menjëherë pasi ai pa intervistën. Harris, i cili dhuroi 620,000 dollarë për Fondin e Fitores Biden në vitin 2020, tha se Biden “dukej i vjetër” në intervistë dhe kjo mund të largojë votuesit demokratë që janë gjithnjë e më skeptikë.

Disa donatorë demokratë jo vetëm që i bëjnë thirrje presidentit të largohet, por ata po refuzojnë të dhurojnë një qindarkë më shumë derisa ai ta bëjë këtë. Ndërkohë Biden thirrjet që ai të braktisë fushatën elektorale i konsideron të pakuptimta.

/a.r

Read Entire Article