“Të ndryshojë propozimi”, Hamasi kërkon garanci për armëpushim nga Izraeli

3 months ago 24
Reklamë

Ndërsa lufta ne Gaza sa vjen dhe bëhet më e përgjakshme,  Hamasi ka deklaruar se  e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim duke kërkuar disa ndryshime në marrëveshje.

Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha, theksoi  se përgjigja përfshin  ndryshime të cilat konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Por, ndërsa janë pro marrëveshjes ,zyrtarët e Hamasit kanë shprehur dyshime nëse Izraeli do t’i zbatojë kushtet, veçanërisht ndalimin  e përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve që po mbahen nga militantët.

Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Egjiptit, të cilët janë ndërmjetësit kryesorë së bashku me SHBA-në  konfirmuan se e kanë marrë përgjigjen e Hamas dhe janë duke e vlerësuar.

Ky propozim ka  rritur shpresat për t’i dhënë fund luftës tetëmujore, gjatë të cilës bombardimet dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Gazë  kanë vrarë mbi 37.000 palestinezë dhe  kanë detyruar rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoset. /vizionplus.tv

Read Entire Article