Të shtëna me armë në Greqi, tre të plagosur dhe 40 të arrestuar pranë stadiumit të Panathinaikos

2 months ago 54
Reklamë

Tre të plagosur dhe të paktën 70 të ndaluar prej policisë është bilanci i një përleshjeje të dhunshme mes tifozëve të Papanthinaikos dhe atyre të Aek i Larnakas qipriote.

Përleshja nisi në afërsi të stadiumit të Panathinaikosit në rrugën Coka dhe vetëm 200 metra larg Drejtorisë së Policisë së atikës.

Dëshmitarë okularë thanë se fillimisht mes grupeve të tifozëve u përplasën fizikisht dhe në vazhdim një person ende i paidentifikuar qëlloi disa herë ndaj palës kundështare duke plagosur një person ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë nga shkopinj dhe mjete prerëse.

Tre të plagosurit i dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka shoqëruar të paktën 70 persona dhe po kërkon të identifikojë autorin e sulmit me armë.

Read Entire Article