Të shtëna me armë pranë Donald Trump, zëdhënësi konfirmon ngjarjen: Është i sigurtë

5 days ago 30
Reklamë

Kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka qenë sërish mes të shtënave raportojnë mediat amerikane.

Edhe pse nuk ka qenë ai objektivi, disa të shtëna janë dëgjuar pranë vendit ku ish-Presidenti Trump ka qenë duke luajtur golf.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç raportojnë mediat amerikane të shtënat kanë ndodhur pas një sherri mes dy personave, por asnjëri prej tyre nuk ka patur pë qëllim të qëllojë ndaj Trump.

Ngjarja ka ndodhur në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf të dielën më 15 shtator.

Sipas CNN, pas të shtënave, fusha e golfit u mbyll menjëherë. Sa i përket Trump, zëdhënësi i tij është shprehur se është i sigurtë.

Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë që nuk dha detaje shtesë.

Kujtojmë që  13 korrikun e kaluar, Trump u qëllua nga Thomas Matthew Crooks gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. Me atë rast ish-presidenti mbeti i plagosur lehtë në njërin vesh. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article