Të shtëna me armë zjarri ndaj anëtarëve të OKB-së në Rripin e Gazës, të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

5 months ago 21

Një zyrtar i OKB-së u vra dhe disa anëtarë të tjerë të OKB-së u plagosën gjatë sulmeve në Rripin e Gazës të hënën.

Sipas burimeve pwr mediat e huaja, punonjës i OKB-së u vra pranë spitalit evropian në lindje të qytetit të Khan Younis, në Rripin jugor.

Burimet nga spitali raportuan gjithashtu plagosjen e dy punonjësve të OKB-së, njëri në gjendje të rëndë, në vendkalimin Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Përveç kësaj, një shofer palestinez u vra dhe një anëtar i stafit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u plagos nga të shtënat me armë zjarri në një automjet në pjesën lindore të Rafah.

Burimet e IDF thanë se kanë hapur një hetim për të përcaktuar nëse zjarri ndaj anëtarëve e OKB-së erdhi nga ushtarët izraelitë.

Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 35,091. Mbi 78,827 persona u plagosën./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article