Tërmet i fuqishëm në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

2 months ago 51

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 është regjistruar pasditen e sotme në jug të Kretës, në afërsi të ishullit Gavdos. Lëkundjet, të cilat u ndjenë në një thellësi prej 11.6 kilometrash, patën epiqendrën e tyre 15 kilometra në lindje-verilindje të Gavdos.

Tërmeti, i cili ndodhi rreth 71 kilometra në jug të qytetit Rethymno, shkaktoi shqetësim të madh midis banorëve lokalë. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në të gjithë ishullin e Kretës, duke përfshirë edhe qytetin e Iraklios.

Megjithëse tërmeti ishte i fortë, deri tani nuk janë raportuar dëme as në njerëz dhe as në pronë. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u kanë bërë thirrje banorëve të mbeten të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

/a.r

Read Entire Article