Tërmet i fuqishëm në Mal të Zi, rritet aktiviteti sizmik në rajon

5 months ago 19
Reklamë

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi pak më parë Malin e Zi duke shkaktuar panik te banorët.

Epiqendra e tërmetit ishte në veri-perëndim të vendit, ndërkohë që është ndjerë edhe në Bosnje si edhe veri të Shqipërisë.

Raportohet se tërmeti pati një thellësi rreth 10 kilometra, gjë që ka mundësuar që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqen e tokës.

Mali i Zi është goditur shpesh nga tërmete gjatë javëve të fundit si pasojë e një rritjeje të aktivitetit sizmik në zonë.

Read Entire Article