Sylvester Stallone u detyrua t’i nënshtrohej shtatë operacioneve të mëdha pasi pësoi një frakturë në qafë gjatë xhirimit të një skene lufte me mundësin e kthyer në aktor Steve Austin në xhirimet e “The Expendables” në 2010.
Ylli i Hollivudit foli për dëmtimin e tij në reality show-n ‘The Family Stallone’.
Siç ka treguar ai, fraktura në qafë ka qenë aq e rëndë sa i është nënshtruar gjithsej shtatë operacioneve të njëpasnjëshme. Aksidenti ndodhi gjatë xhirimit të një skene zënke me mundësin dhe aktorin Steve Austin.
“Bëra marrëzi. Po drejtoja Expendables dhe si një idiot bëra dhjetë dubla, bëra marrjen e çdo gjëje dhe mbaj mend një goditje. E ndjeja në të gjithë trupin tim”, tha ai.
Ai më pas shtoi: “Steve e dinte këtë. Nuk u shërova kurrë nga Expendables 1. Pas atij filmi, nuk isha kurrë fizikisht i njëjti. Unë i kam paralajmëruar njerëzit, mos bëni kurrë marifete vetë”.
/vizionplus.tv
Sylvester Stallone underwent 7 surgeries after Steve Austin body-slammed him on ‘Expendables’: ‘I never recovered’ https://t.co/leP5f4adV6 pic.twitter.com/OIzwB12Lvn
— New York Post (@nypost) February 20, 2024