Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha

5 months ago 19

Tirana binjakëzohet me qytetin e Venecias. Në një ceremoni të veçantë, autoritetet më të larta vendore të Venecias pritën sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit në çdo sektor me interes të përbashkët.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky binjakëzim do të rrisë shkëmbimet, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, por edhe në shumë fusha të tjera, veccanërisht në turizëm.

Një vizitë e shpejtë në Vencia, me të cilën do të binjakëzohemi dhe do të fillojmë një histori të re bashkëpunimi, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, meqë vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, por edhe në shumë fusha të tjera, sidomos turizmi. Kemi për të mësuar nga më të mirët. Venecia është padyshim kryeqyteti botëror i turizmit. Dua të falënderoj jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë ata miq italianë që mundësuan që Tirana të ketë një binjakëzim me një nga kryeqytetet botërore të kulturës dhe të turizmit”, thekson Veliaj.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi me qytetin e Venecias, ku jeton edhe një komunitet i rëndësishëm i shqiptarëve. Ky binjakëzim do të çojë në një nivel më të lartë bashkëpunimin mes dy qyteteve, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira./vizionplus.tv

Read Entire Article