Ish-ministri i Ekonomisë i Kazakistanit u dënua sot me 24 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Kvantik Bisibaev , 44 vjeç, u shpall fajtor për torturimin dhe vrasjen e gruas së tij, shkruajnë mediat e huaja.
Gjyqi ndaj tij, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion gjatë shtatë javëve të fundit, u pa si një përpjekje nga autoritetet për të dërguar një mesazh se elita e vendit nuk është më mbi ligjin.
Pamjet e ÇTV nga gjyqi tregojnë se Bishibaev e godet vazhdimisht 31-vjeçaren Saltanat Nukenova dhe e tërheq zvarrë prej flokësh, gjysmë të zhveshur, në dhomën ku ajo vdiq më vonë.
Në celularin e tij u gjetën edhe video ku ai shante dhee poshtëronte. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev, i cili mori drejtimin e vendit pesë vjet më parë, duke zëvendësuar liderin veteran kazak Nursultan Nazarbayev, ka thënë se dëshiron të ndërtojë një shoqëri më të drejtë dhe të përmirësojë të drejtat e grave.
Rasti ndihmoi në marrjen e mbështetjes popullore për ligjin për kriminalizimin e dhunës në familje, i cili u miratua nga parlamenti në prill.
Sipas të dhënave zyrtare, një në gjashtë gra në Kazakistan është dhunuar nga partneri i tyre.
Bishibaev ishte ministër i financave nga maji deri në dhjetor 2016. Ai u dënua me 10 vjet burg në vitin 2018 për ryshfet, por u lirua pas tre muajsh pasi përfitoi nga amnistia./vizionplus.tv/