Torturuan dhe vranë anëtarët e 4 familjeve shqiptare, ‘Specialja’ ngre akuzë ndaj dy serbëve

2 months ago 32

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy serbëve për vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor e spastrim etnik në gjatë luftës

Prokuroria Speciale thotë se ekziston “dyshimi i bazuar mirë” se ata të dy e kanë kryer këtë vepër penale së bashku.

Të pandehurit akuzohen se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.

Po ashtu të pandehurit akuzohen për ngjarjet në familjet Salihaj, Imeraj, Lipa, Pepaj etj. Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore relevante për këtë aktakuzë, pati dy raste të dhunës seksuale ndaj viktimave të nacionalitet shqipta.

“Gjithashtu, gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në Komunën e Istogut, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur, rreth 250 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Kjo çështje, siç njoftoi Prokuroria, tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë “për procedurë të mëtutjeshme”.

Të pandehurit gjenden nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

/a.r

Read Entire Article