Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar para nisjes së mbledhjes së Kryesisë dy “rrjedhjet” më të fundit, siç ishte deklarata e Dashnor Sulës i cili theksoi se nuk do të garojë për listat e PD, si dhe daljen nga koalicioni të të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, të kryesuar nga Vasil Sterjovski.
“Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, u shpreh Verisha teksa u pyet për largimin epartisë së Sterjovskit nga koalicioni.
Kujtojmë që Sterjovski pati kërkuar që të ishte në listën e mbyllur në Qarkun e Korçës, por kjo u refuzua nga PD, në këtë mënyrë ai doli nga koalicioni duke ju bashkuar socialistëve të Edi Ramës.
Sterjovski do të jetë në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.