Tragjedi në kanalin e La Manshit, humbin jetën 4 emigrantë në gomone, nuk dihet shtetësia

2 months ago 34
Reklamë

Katër emigrantë kanë humbur jetën pas përmbysjes së gomones së tyre gjatë përpjekjes për të kaluar kanalin e La Manshit. Kjo është bërë e ditur nga rojet bregdetare të Francës, që citohen nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë natë, një patrullë detare dha alarmin se emigrantët kishin rënë nga mjeti lundrues pa mjetet e nevojshme të shpëtimit.

“4 persona humbën jetën dhe 63 të tjerë janë shpëtuar”, thekson policia franceze. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë një helikopter dhe një anije peshkimi.

Arsyeja e tragjedisë, sipas autoriteteve, ishte shpimi dhe përmbysja e gomones. Deri më tani nuk janë dhënë shumë detaje mbi shtetësinë e viktimave apo personave të tjerë të shpëtuar.

Kanali i La Manshit përdoret edhe nga emigrantë të paligjshëm shqiptar që tentojnë të mbërrijnë në Britani përmes gomoneve.

Sipas të dhënave nga ministria e brendshme e Londrës, mbi 13 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht kanalin këtë vit.

/a.r

Read Entire Article