Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ankara të Turqisë, ku një polic vrau familjen e tij. Polici Veysel Öztürk vrau gruan dhe 2 fëmijët e tij dhe më pas u vetëvra.
Veysel Öztürk filloi të debatonte me gruan e tij për arsye që ende nuk dihen dhe më pas qëlloi me armë gruan dhe dy fëmijët.
Öztürk i dha fund jetës së tij me të njëjtën armë. Pas njoftimit, ekipet e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur hetimet. /vizionplus.tv