Tragjike në Durrës, pasagjeri 32-vjeçar ndërron jetë në Spitalin e Traumës pas aksidentit

1 month ago 47
Reklamë

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi mbrëmjen e së hënës ishte pasagjer në një automjet që u aksidentua në fshatin Bilalas.

Sipas policisë, për këtë rast është vënë në pranga shtetasi me iniciale S. L., 46 vjeç, pasi ishte nën drejtimin e automjetit që u aksidentua.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.

/a.r

Read Entire Article