Treni tregtar del nga shinat, autoritetet ruse flasin për “ndërhyrje të jashtme”

5 months ago 20

Një tren mallrash doli nga shinat në rajonin e Volgogradit të Rusisë jugore  për shkak të “ndërhyrjes së jashtme”, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve herët në mëngjes, duke cituar Agjencinë Ruse të Hekurudhave.

Ata thanë se mund të ketë qenë një operacion sabotues ukrainas.

“Për shkak të ndërhyrjes së personave të paautorizuar,” vagonët e trenave të mallrave “dolën nga shinat në stacionin Katluban në rajonin e Volgogradit”, njoftuan agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA, si dhe botimi dixhital i gazetës Izvestia.

In the Volgograd region in Russia, a freight train derailed and several tanks caught fire. Russia said that this was due to sabotage, while Ukrainian channels claim the train was attacked by UAVs. pic.twitter.com/dhWQMdTnUx

— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) May 14, 2024

“Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar” dhe lëvizja e trenave në zonën e stacionit “është pezulluar”, sqaron RIA./vizionplus.tv

Read Entire Article