Tritol agjencisë funerale në Shkodër, Policia jep detajet e para

2 months ago 27

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte (29 gusht) në Shkodër.

Lënda plasëse, sipas informacioneve paraprake, u vendos në derën e një agjencie funerale, në lagjen “Skënderbeg”.

Policia ka bërë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:20, në lagjen  “Skenderbeg”, në derën e një  agjensie funerale në pronësi  të shtetases F. F., është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/a.r

Read Entire Article