Tronditëse në Gjermani, të paktën 3 të vrarë dhe 9 të plagosur në një festival

3 weeks ago 7
Reklamë

Tre persona janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me thikë në festimet e 650-vjetorit të qytetit të Solingenit, në Gjermaninë perëndimore, sipas policisë.

”Sulmuesi është ende në arrati”, tha një zëdhënëse e policisë në Dyseldorfit, pak pas mesnate.

Burime policore thanë se rasti cilësohej si sulm.

Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit.

”Një burrë filloi të godiste me thikë njerëzit pa dallim dje në mbrëmje vonë”, sipas një raporti, ”në Fronhof, një treg në qendër të qytetit ku ishte ngritur një skenë për muzikë live”.

Festivali u ndalua dhe sirenat mund të dëgjoheshin rreth qendrës së qytetit. Në vendngjarje ndodhen helikopterë dhe autoambulanca.

”Mijëra njerëz po largoheshin nga zona, pasi autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndronin të qetë dhe të shkonin në shtëpi”, raportoi gazeta lokale ”Solinger Tageblatt”.

“Njerëzit u larguan nga sheshi të tronditur, por me qetësi”, tha Philipp Müller, një nga bashkorganizatorët e festivalit, sipas një raporti.

Një reporter i gazetës e quajti atmosferën “të frikshme”, duke thënë se ajo kishte ndryshuar brenda pak minutash nga një humor i bollshëm festimi në tronditje.

Ministri i Brendshëm i landit të North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, është në vendin e krimit për të vlerësuar situatën, ndërsa punonjësit e urgjencës po reagojnë ndaj incidentit.

Kryetari i bashkisë së Solingenit, Tim Kurzbach, shprehu tronditjen e tij pas incidentit.

“Sonte të gjithë ne në Solingen jemi në tronditje, frikë dhe trishtim të madh”, shkroi ai në Facebook.

“Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për të vdekurit dhe të plagosurit”, tha ai.

Kryeministri i landit, Hendrik Wüst, tha se shteti ishte i bashkuar në tronditje dhe pikëllim.

“Në këto orë të errëta, zemrat dhe mendjet e njerëzve të shtetit tonë dhe më gjerë janë në Solingen, ku një akt dhune brutale dhe e pakuptimtë ka goditur në zemër të shtetit tonë”, tha ai në një postim në X.

Ai tha se e gjithë North Rhine-Westphalia qëndron pranë popullit të Solingenit, veçanërisht viktimave dhe familjeve të tyre.

”Festivali i Diversitetit”, filloi të premten për të shënuar 650-vjetorin e Solingen dhe do të vazhdonte deri të dielën.

Të gjitha ngjarjet e planifikuara për të shtunën dhe të dielën janë anuluar.

/a.r

Read Entire Article