Tuneli i Llogarasë me kamera dhe radarë, kreu i “Rrugores”: Qytetarët të respektojnë sinjalistikën

2 months ago 24
Reklamë

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan tunelin e Llogarasë për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Qato tha se tuneli monitorohet me kamera dhe matës të shpejtësisë. Ai apeloi qytetarët që të respektojnë sinjalistikën në tune.

“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut. Apeloj për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, tha Qato.

“Kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë Rrugore, për të ndërhyrë në raste nevoje që mund të shfaqen gjatë operimit”, tha Gjyli.

/a.r

Read Entire Article