Fushë-Arrëzi, një qytet i krijuar nga industria tashmë synon të kthehet drejt turizmit. Turizmi shëndetësor është një prej formave dhe potencialeve të shumta të turizmit që ofron kjo zonë, me ajër të pastër që mbushin mushkëritë e vizitorëve. Kryebashkiaku Hil Curri në një intervistë për Radio Televizionin Publik Shqiptar dha se ky vit ka qenë shumë premtues në fushën e turizmit.
“Bashkia e Fushë Arrëz-it është një bashki që kërkon turistë, pret turistë dhe ka pasur një fluks të madh. Bashkia e Fushë Arrëz-it njihet dhe për turizmin shëndetësor që shumë bashki nuk e kanë”, u shpreh Hil Curri, Kryetar i Bashkisë Fushë Arrëz.
Për ti dhënë akoma më shumë hov turizmit, gjithë vjetor në Fushë Arrëz nevojiten investime strategjike dhe infrastreukturore shprehet kryebashkiaku Curri.
Fshati Kryezi në bashkinë e Fushë Arrëzit vitin e fundit ka njohur një shtim të numrit të turistëve duke u kthyer ndër zonat atraktive të veriut shqiptar, fal bukurive që i ka dhuruar natyra, por dhe ajrit të pastër, klimës, qetësisë dhe mikpritjes që ofrojnë banoret.